Albspirit

Media/News/Publishing

Tri net Festivali Kaba 2.0 në qytetin e Korçës

Kabaja mbledh artistë të njohur në Korçë

robert bishaNë Pazarin e Vjetër të Korçës, në datat 10, 11 dhe 12 shtator bëhen bashkë në një takim të veçantë kultura dhe trashëgimia me kabanë, polifoninë, xhazin, rokun, muzikën elektronike dhe bashkëkohore. Janë tri net magjike që mbledhin emra artistësh të famshëm në Shqipëri, gjatë edicionit të parë të festivalit Kaba 2.0. Në këtë festival do të marrë pjesë për herë të parë kantautori Italian, muzikanti i njohur i cili ka korrur sukses në vende të ndryshme të Evropës, Vinicio Capossela, ku do të performojë live me grupin e tij. Grupi nga Janina, Villagers of Ioannina City, kompozitori dhe pianisti Robert Bisha, i cili kthehet në Shqipëri pas koncertit të suksesshëm, që pati në Lion të Francës, Fanfara Tirana, Basisti Dr Das nga Asian Dub Foundation,DJ sets, nga Jehonë & The Funkie Villainz, etj. Festivali Kaba 2.0, përfshin Kabanë shqiptare, një thesar i cili përmban struktura muzikore unikale ku mund të hasim embrione të jazz-it, dub-t, blues-it të cilët rrjedhimisht do të sillen në forma të reja bashkëkohore si KABA-dub, KABA-jazz, KABA-tronic, KABA- klasic, KABA-blues etj. Është bërë një përzgjedhje e kujdesshme e artistëve të huaj, me kualitet dhe famë të pakontestueshme, të cilët do të prezantojnë përveç programit të tyre një program të përbashkët me një grup shqiptar. Një pjesë e këtij programi është bazuar mbi muzikën shqiptare të rishikuar / reinterpretuar / riarranzhuar. Kabaja e jugut (sazet), polifonia, format muzikore si majë e krahut apo vallet e veriut të sjella dhe të konceptuara në shekullin e XXI. Një laborator nisur nga tradita me një respekt përulës. Gjatë natës së parë do të jepen tre koncerte live, tri nga shembujt më të mirë që ky festival dëshiron të promovojë dhe inkurajojë. Nata e parë e festivalit do të hapet me grupin Jericho, një grup nga Kosova, muzika e së cilit është nj përzierje mes muzikës alternative, elektronike, dhe etnikes, muzikës karakteristike të Shqipërisë së Veriut dhe Kosovës. Koncerti më pas do të vazhdojë me grupin Villagers of Ioannina City, një grup I krijuar në 2007 në Janinë, I cili luan kryesisht muzikë fol k- rok. Gjatë këtij koncerti ata do të prezantojnë Kabaroc. Kompozitori, pianisti Robert Bisha & Fanfara Tirana do të hapin programin e natës së dytë. Më së fundi pas një turneu tri vjecar nëpër botë edhe për publikun tonë projekti “Kabatronics” nga Fanfara Tirana meets Transglobal Underground do të prezantohet edhe në Shqipëri. Ndërkohë kompozitori dhe pianisti Robert Bisha luan e drejton Fanfara Tirana për një premierë unike me të cilën merituan një duartrokitje të gjatë në Lion të Francës më 8 Korrik në festivalin më të rëndësishëm të “Netët e Furviere” në amfiteatrin romak, të tejmbushur me 4500 spektatorë. Ndërkaq kompozitori shqiptar, Robert Bisha, i cili vjen në Shqipëri dhe pas një koncerti tjetër të suksesshëm, të realizuar në Torre Guaceto në Brindisi (Reservë natyrale) në agimin e datës 20 gusht, do të interpretojë disa herë gjatë festivalit. Ditën e fundit të Kaba 2.0 tingujt magjik të pianos së Robertit dhe zërat hyjnorë të të kënduarit “vënce” nga Albanian Iso-Polyphonic Choir do të keni mundësinë ti ndiqni Brenda Manastirit të Voskopojës. Vinicio Capossela, kantautori I njohur Italian,muzikanti dhe tekstshkruesi do të vij për herë të parë në Shqipëri për të prezantuar hitet e tij. Dr Das nga Asian Dub Foundation do të eksperimentojë Kabadub, DJ sets edhe nga Jehonë dhe The Funkie Villainz, etj.

Programi i festivalit Kaba 2.0
10 Shtator
Grupi Jericho
Grupi Villagers of Ioannina City
Fanfara Tirana meets Transglobal Underground me Kabatronics
11 shtator
Kompozitori dhe pianisti Robert Bisha & Fanfara Tirana
Muzikanti, kantautori Vinicio Capossela
Basisti Dr Das nga Asian Dub Foundation
DJ sets, nga Jehonë & The Funkie Villainz
12 shtator
Robert Bisha & Albanian Isopolyphonic Choir

Please follow and like us: