Albspirit

Media/News/Publishing

Britney Spears kërcënon të gjitha mediat

Këngëtarja e njohur Britney Spears dëshiron që të gjitha mediat të dinë se ajo do t’u “vërsulet” nëse ato gënjejnë dhe spekulojnë për të.

Ajo, këtë e ka me gjithë mend dhe “grindjen” e ka nisur me revistën “In Touch”.

TMZ ka arritur që të sigurojë një letër të ashpër të avokatit të këngëtares drejtuar revistës “In Touch”, duke e paralajmëruar që të mos publikojë storien e tyre për Britneyn gjoja se ajo është sjellë si e çoroditur në MTV Video Music Award 2016 dhe se ajo “fliste dhe qeshte vet më vete dhe ka përdorur një theks britanik”, transmeton Koha.net.

Sipas letrës, revista ka njoftuar përfaqësuesit e këngëtares se storia do të publikohet. Avokati i Britneyt thotë se “kjo storie është krejt gënjeshtër, shumë shpifëse dhe plotësisht fyese për këngëtaren Spears”.

Një burim i afërt me Britneyn tregoi për TMZ se këngëtarja dhe ekipi i saj janë lodhur nga storiet e shpikura, e sidomos nga fakti se sa shumë duhet të punojë për ta kthyer jetën e saj. Ata thonë se nëse kjo storie do të publikohet atëherë me të vërtetë do të padisin revistën, duke shtuar se kjo do të jetë e para nga shumë padi të ardhshme për të ndaluar gënjeshtrat dhe spekulimet.

Please follow and like us: