Albspirit

Media/News/Publishing

CNN: Atentatet e Parisit, maja e ajsbergut

CNN: Atentatet e Parisit ishin maja e ajsbergut

Rrjeti i sofistikuar i ISIS që organizon sulme në territor të huaj kishte planifikuar që kasaphana e 13 nëntorit 2015 në Paris të ishte me përmasa edhe më të mëdha.

Sipas rrjetit informativ amerikan CNN, që citon burime të shërbimeve sekrete, rrjeti kishte përgatitur sulme të tjera që do të ndodhnin në të njëjtën kohë në vende të tjera të Europës, si Holandë dhe Britani.

CNN ka siguruar mijëra faqe të dokumenteve të hetuesve europianë dhe ka mbledhur informacione nga burime të afërta me hetuesit parizienë, që ofrojnë të dhëna për një grup terrorist të organizuar që synonte të godiste një seri objektivash.

Dokumentet përmbajnë informacione të reja për dy terroristë të arrestuar, që sipas hetuesve do të godisnin në Francë të njëjtën ditë.

Gjithashtu, ato vënë në dukje ekzistencën e një tjetër të dyshuari për terrorizëm, që autoritetet thonë se ka lidhje me celulën e Parisit dhe që ka lëvizur lirshëm në Europë për muaj të tërë para sulmit të 13 nëntorit. Personi në fjalë është identifikuar si Abid Tabaouni, i cili u arrestua në korrik.

Ndër të tjera, dokumentet hedhin dritë mbi një degë të mirorganizuar të ISIS, e gatshme për të kryer sulme në Europë e që është aktive edhe tani, por që vepron duke marrë udhëzime nga liderët e vjetër të organizatës në Siri.

Please follow and like us: