Albspirit

Media/News/Publishing

Niset avioni privat i Hillary Clinton: Së bashku më të fortë!

E ndërsa zgjedhjet presidenciale për Kreun e Shtëpisë së Bardhë po afrojnë, çdo ditë mediat amerikane ofrojnë lajme  për dy kandidatët Hillary Clinton e Donald Trump.

E sa i përket ish sekretares niset avioni  si saj privat “L’Air Force Hillary”.  Në avionin privat  kërkuar nga Clinton  ajo do të takohet  më gazetarët pikërisht 64 ditë përpara zgjedhjeve  presidenciale. Destinacioni Cleveland , një nga shtetet kyç në zgjedhjet e 8 nëntorit.

Avioni i përdorur prej saj nuk mund të krahasohet me avionin e përdorur nga presidenti Obama  e aq më tepër me avionin privat e lukzos  të rivalit të saj Donald Trump.

Avioni me 42 vende  është i ndarë në 4 zona, njëra i përket Clinton, një zonë stafit elektoral, një për sigurinë dhe zona tjetër është për gazetarët. Jashtë tij është shkruar me të madhe:”Së bashku më të fortë”.

Në 8 nëntor shtetasit amerikan do të votojnë për pasardhësin e Obamës . Gara është mes kandidatit republikan Trump e demokrates Clinton.

Please follow and like us: