Albspirit

Media/News/Publishing

Carlo Bolino, luftë Koço Kokëdhimës

Kreun e faqes së parë dhe plot një faqe gazete i kushtoi sot Carlo Bolino një lajmi periferik mbi një “incident” në një takim të bazës socialiste në Vlorë në prezencë të ish –deputetin Koço Kokëdhima. Një titull me gërma të mëdha lajmëronte për “plasjen e bombës Kokëdhima” dhe se si Vlora ishte ngritur “në këmbë kundër ish -deputetit”. Në brendësi të lajmit të gazetës Shqiptarja.com sqarohet se “bomba” ka të bëjë me faktin se kreu i FRESSH dhe një grup që e shoqëronte ka braktisur mbledhjen kur Kokëdhima është ftuar të marrë fjalën dhe është prezantuar si deputet nga kryetari i degës së PS. Bolino ka shfrytëzuar këtë “irritim” të kreut të FRESSH me faktin se Kokëdhima nuk është më eputet, për të prodhura “një bombë” që sipas tij ka për autor ish –deputetin dhe ish –mikun e ortakun e tij. Deri dje Bolino dhe Kokëdhima ndanin së bashku biznesin me televizionin A1 Report. Por prishja e marrëdhënies mes tyre dhe ftohja e Kokëdhimës me Ramën, i ka dhënë krah italianit Bollino për t’i hapur luftë dhe për ta goditur fort ish –deputetin e jugut.

Please follow and like us: