Albspirit

Media/News/Publishing

Kanye West thyen rekordin e Papës me shitjen e mallrave në Madison Square Garden

 

 

Si duket reperi amerikan dhe njëkohësisht bashkëshorti i Kim Kradashian, Kanye West tani do të mendojë se është më i madh se Papa.

Kanye ka arritur të mbledhë rreth 780.000 dollarë në koncertin e mbajtur mbrëmjen e të hënës në në sallën Madison Square Garden në New York, duke mundur kështu edhe rekordin e Papa Françeskut për 240.000 dollarë.

Para një viti, Papa ishte prezent në të njëjtën sallë, ku nga shitjet kishte grumbulluar 540.000 dollarë, por turma e turneut të Kanye West e dëshmoi se janë më dorëshlirë me kuletat e tyre, duke blerë mallrat e reperit si bluza kapele etj.

 

 

Please follow and like us: