Albspirit

Media/News/Publishing

Kamarierja, tmerri i lokaleve në kryeqytet

 

Emanuela Malaj është bërë tmerri i lokaleve në Tiranë me vjedhjet e xhirove ditore që ajo bënte. Janë 7 raste të cilat janë bërë publike nga policia ku thuhej se ajo kryente të njëjtën metodë vjedhjeje në çdo local që punësohej.

Ela prezantohej me emrin e mësipërm dhe pasi punësohej shfrytëzonte momentin kur nuk kishte asnjë person dhe merrte paratë duke i thënë pronarit ose koleges që donte të dilte në ajër të pastër sepse ndihej keq. Por sa dilte ajo largohej bashkë me paratë. Ajo është identifikuar nga kamerat e lokaleve duke u dënuar për herë të dytë me 16 muaj burg, pas herës së parë në vitin 2015 ku u lirua dy muaj më vonë.

Please follow and like us: