Albspirit

Media/News/Publishing

Prekëse: Mësuesi vdes pas surprizës së bukur të nxënësve

Mësuesi i një shkolle të mesme, që po luftonte me kancerin, vdiq pak ditë pasi qindra nxënës i bënë një surprizë të bukur.

Ben Ellis, nga SHBA, ishte kaq i dashur për nxënësit, sa ata u mblodhën poshtë shtëpisë së tij për të kënduar.

Ai u përlot, teksa më shumë se 400 nxënës i këndonin poshtë dritares një këngë-lutje të titulluar “Shpirti i shenjtë, ti je i mirëpritur këtu”.

Ellis e humbi betejën me kancerin të premten.

Videoja e nxënësve që i këndonin mësuesit është klikuar miliona herë.

Babai i Ellis, Bob, i falenderoi njerëzit për vlerësimin.

“Ben është djali im. Si mësues, ai ka ndikuar në jetën e qindra e mijëra njerëzve, direkt dhe indirekt. Ai ka një familje të bukur”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=txaiG93uaBU]
Please follow and like us: