Albspirit

Media/News/Publishing

Nga “Lahuta e Malsisë” te lahuta e Ramës…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me banorët e Gjegjanit në veri të vendit, ku dhe shpërndau çertifikatat e pronësisë. Kreu ekzekutivit gjatë aktivitetit pati një debat jo të vogël me një nga banorët e zonës, çka u përcoll edhe nga mediat.

Në përfundim të takimit dhe vizitës së tij në veri të vendit, Rama ka postuar në faqen e tij Facebook foton e ditës, duke u autopromovuar si patriot.

Në foto Rama është me një lahutë në dorë, instrumenti muzikor tradicional i zonës së veriut. Rama në lahutën e përzgjedhur në foto kishte të pikturuar dy figura të njohura patriotike të vendit tonë, Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin.

 

Please follow and like us: