Albspirit

Media/News/Publishing

150 gjyqtarë në shënjestër të Reformës për Drejtësi

150 gjyqtarë në shënjestër të Reformës për Drejtësi

Vetingu pritet të hyjë në fuqi javën që vjen. Ai pritet të kalojë në heshtje pasi edhe Presidenti I cili nuk është shprehur ende, nuk ka më afat pas fillimit të javës që vjen.

Më pas do të nisë verifikimi I gjyqtarëve mbi pasurinë figurën dhe performancën.

Përfshirja e tyre në afera do të shërbejë për të verifikuar dy të parat. Ndërsa për performancën e tyre, do të happen dokumentat, vendimet, letrat kundër nga kolegët, pasi të tilla ka shumë, si dhe ankesat nga qytetarët  të cilat do të merren në konsideratë. Deri tani procedimi disiplinor i gjyqtarëve është bërë nga KLD dhe nga tre raportet e fundit të këtij institucioni, rezulton se për 150 persona janë marrë masa disiplinore. Nga ana tjetër sipas Sot Komisioni i Verifikimit do të shohë të gjithë vendimet dhe do të kontrollojë të gjithë regjistrimet audio e video.

“Do të kontrollohen vendimet përfundimtare për masat disiplinore ndaj magjistratit që janë dhënë gjatë pëeriudhës së vlerësimit, në mënyrë të pavarur nëse masa disiplinore është shuar ose jo”, thuhet në ligj.

Nga ana tjetër ankesat e qytetarëve të cilat numërohen si 2500 të tilla të depozituara pranë KLD vetëm në tre vitet e fundit. Megjithëkëto brenda një viti masat disiplinore ëpr gjyqtarët brenda vitit nuk i kalojnë 50 të tilla.

Zvarritja e procesit është dominuese në ankesat e bëra për gjyqtarët në vitet 2013, 2014 e 2015, pork a edhe ankesa për vendime të padrejta, korrupsion e ryshfet.

Please follow and like us: