Albspirit

Media/News/Publishing

Beogradi, kryeqyteti i ri i dizajnit

Beogradi është kryeyteti më i gjallë në Europën Lindore, me një jetë nate dinamike dhe ku ndërthuren stile arkitekturore klasike me ato moderne. Me një rritje të numrit të vizitorëve deri në 14 për qind vetëm në 5 muajt e parë të vitit, ky qytet është në ndryshim të vazhdueshëm. Një prej zonave më të frekuentuara të momentit është zona e ish-fabrikës së birrës në lagjen bohemiane Skadarlija. Magazina të braktisura janë shndërruar në lokale, kafene, restorante dhe galeri arti, të gjitha me mobilie të përdorura.

Disa prej tyre janë si më poshtë:

Galeria Polet, një prej galerive më të bukura dhe më të vizituara të artit, është kthyer në një prej lokaleve më të frekuentuara për të pasionuarit të birrës, xhazit dhe vendi ideal për instumentistët amatorë, të cilët mund të performojnë në piano, violinë, kitarë, etj.

Lokali Dvorištance, i cili është i hapur nga mëngjesi deri në darkë vonë.

Një tjetër prej lokaleve shumë të njohur të kësaj zone është edhe Bajloni & Beyond, ku bisedat midis të panjohurve në tarracën e tij janë një gjë shumë e zakonshme.

Në kryeqytetin serb, vështirë të ndihet njeri i huaj, kjo është mbase edhe një prej arsyeve se përse ai vizitohet çdo vit nga numër i madh turistësh.

Një lagje tjetër interesante është edhe Dorcol, lagjja ku prej shekujsh bashkëjetojnë hebrenjtë dhe myslimanët me gjermanët, rumunët dhe grekët.

Këtu mund të gjeni objektet me një dizjan të kuruar deri në detajin më të vogël. Vende të tilla janë Koncept 45, Resort Design Store, Balkan Design Store, ku manjakët e artit diskutojnë mbi të rejat më të fundit e artit bashkëkohor, duke dëgjuar muzikë ballkanase dhe duke konsumuar ushqimet tradicionale të zonës.

Me një stil krejtësisht retro, vjen një prej restoranteve më të frekuentuara me një meny shumë të pasur, Smokvica Kralja Petra.

Përgjatë Danubit, ndodhet hosteli lundrues në ujë Arkabarka, tek i cili mund të shkosh me biçikletë ose me kajak.

Jeta e natës është shumë dinamike dhe argëtuese në lokalet që shtrihen nga ura Brankov deri te parku i “Miqësisë”, ndërsa në zonën Brodarska në Novi Beograd ndodhen disa prej diskotekave më të famshme, ku këshillohet që të shkoni përpara orës 12:00, sepse pas kësaj ore, hyrja bëhet e pamundur nga radhët e gjata që krijohen përpara dyerve të diskove./Monitor/

Please follow and like us: