Albspirit

Media/News/Publishing

Krimet mjedisore në Ksamil, projekt për rehabilitimin e ishujve

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=oLmsZ8GIPgQ]

Nisur nga dëmtimet e vazhdueshme mjedisore në Ksamil, Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit prezantoi projektin për ndërgjegjësim mjedisor dhe rehabilitim i gjelbër i ishujve të dëmtuar të Ksamilit. Kryetarja e bashkisë, Floraiana Koka, vlerësoi këtë nismë dhe apeloi për rritjen e ndjeshmërisë për të ruajtur mjedisin. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit ACHIVE me iniciativë të Bashkimit Europian.

Agjensia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit prezantoi në Ksamil projektin për ndërgjegjësimin mjedisor dhe rehabilitimin e ishujve të dëmtuar të Ksamilit.

Projekti mbështetet në sensibilizimin për të frenuar krimet metëjshme mjedisore në ishujt  joniane dhe realizimin e një ndërhyrje operacionale pilot në sipërfaqet e dëmtuara nga ndërtimet pa leje dhe tritoli e zjarri.

Kryebashkiakja e Sarandës, Floriana Koka, e vlerësoi projektin për mbrojtjen e Ksamilit dhe bëri apel për rritjen e ndjeshmërisë për të ruajtur mjedisin

Koka: Është e sigurt që nuk do të vijë askush nga jashtë që të vërë dorë dhe ta reabilitojë atë situatë, ta kthejë në gjendje jo të mëparshme.Nuk ka shanse të kthehet në gjendjen ku ishte. Dhe harrojmë që i gjithë ky mjedis është shtëpija jonë e përbashkët.Unë mendoj që një reflektim i tillë do të na hynte më shumë në punë.

Për inxhinier Kristo Kaurin, një ndërhyrje e tillë është e domosdoshme për të mos lejuar një dëmtim të mëtejshëm të natyrës.

Nisma u përshëndet edhe nga Drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit, Gjergji Mano, i cili shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm me shoqërinë civile mjedisore në këtë zonë.

Mano: Këto gabime të së shkuarës të krijojnë një aleancë pozitive të gjithë individëve, komuniteteve, aktorëve dhe faktorëve me qëllim që për brezat e ardhshëm të zhvillojmë një mjedis dhe vlera të qëndrueshme për tu përdorur në kohë.

Aktiviteti u shoqërua me nje fotoekspozitë të AJMMI-t nga krimet mjedisore në ishujt e Ksmailit ndër vite, si dhe një vizitë studimore në terren në ishujt e dëmtuar nga ndërtimet e paligjshme dhe djegia e sipërfaqeve pyjore.

Please follow and like us: