Albspirit

Media/News/Publishing

Reagon Luan Krasniqi: Ja pse mbështeta Firat Arslanin

Turku Firat Arslan mposhti Nuri Seferin me vendim unanim të gjyqtarëve.

Luan Krasniqi në raundin e fundit, iu afrua të ringu Arslanit, me gjasë për ta këshilluar për raundin e fundit.

Boksieri nga Juniku, me anë të një postimi ka sqaruar se e ka një mik të madh Firat Arslanin, por do t’i gëzohej edhe fitores së mundshme të Nuri Seferit, shkruan Lajmi.net.

Reagimi i Luan Krasniqit në Facebook:

Miq të mi, mbrëmë patëm rastin të shohim një meç interesant në mes të Nuri Seferit dhe Firat Arsllan, ku u dëshmua një boks cilsor që i fascinoi publikun e shumtë pranë ringut dhe para ekraneve televizive. Për fat të keq, në media, e sidomos në rrjetet sociale, më shumë dhe në forma të ndryshme u komentua përkrahja ime ndaj shokut tim të ngushtë Firatit, i cili në të gjitha vitet e boksimit tim, më ishte afër, më mbështeti në të gjitha format, në ushtrime, në meçe, në kohën e lirë dhe ai, në këtë mënyrë u bë pjesë e sukseseve të mia. Në veçanti, më dha mbështetje të fuçishme në meçin kundër Samil Sam, boksierit me prejardhje turke, ku ngadhnjeva sukseshëm dhe në qindra raste si ky, për çka Firatit, i jam mirënjohës. Duke e respektuar maksimalisht boksierin e spikatur Nuri Seferin dhe vlerat e tij sportive, në këtë mbrëmje, kam konsideruar se duhet të triumfon më i miri. Fati sportiv deshi që fitues të shpallet Firati dhe, konsideroj se sporti, duhet të shihet si i tillë, me të drejtëne secilit simpatizues që ta mbështes adhuruesin e tij. Do të më gëzonte, padyshim, si shumë herë deri më tash, edhe fitorja e Nuriut, ndaj, keqinterpretimet e qëndrimit tim në meçin e mbrëmshëm, nuk përkojnë me frymën sportive. Që të dy boksierëve u dëshiroj suksese në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm sportiv dhe sportdashësve u uroj çaste të këndshme në të gjitha llojet e sporteve.

Please follow and like us: