Albspirit

Media/News/Publishing

Flet eskorta e të pasurve islamikë: Ja çfarë na kërkojnë sheikët gjatë aktit intim

 

Dihet që Shteti Islamik është një grup terrorist i pasur dhe ka një kapital të vlerësuar prej 2 miliard dollarësh.

Ata që hedhin paratë dhe investojnë në rritjen e zhvillimin e këtij shteti gjithmonë janë dyshuar se janë të pasurit dhe sheikët në vende si Arabia Saudite, Katari e Kuvajti, të cilët kanë financuar deri më tani Shtetin Islamik. Duke pasur para asnjë gjë nuk iu ka munguar drejtuesve të këtij shteti, duke nisur nga vilat e ëndrrave, festat faraonike dhe vajzat e bukura, të cilat vijnë nga Europa she Shtetet e Bashkuara. Përgjithësisht, vajzat eskorta luksi për sheikët e Shtetit Islamik janë nën 25-vjeçe, me trupa të tonifikuar dhe të harkuar.

Njëra prej këtyre vajzave është edhe italiania nga Milano, Simona, e cila është 24-vjeçe dhe frekuenton këto “udhëtime” prej disa javësh. “Unë kam kontaktin tim. Është një zonjë që punon në këtë ambient prej disa vitesh. Nuk është italiane. Ndërron shpesh numrin për arsye sigurie. Ajo organizon dhe seleksionon vajzat në bazë të kërkesave të klientëve”, – tregon Simona për mediat italiane. Ajo vijon duke thënë më tej se klientët e saj janë përgjithësisht princ arabë miliarderë me origjinë nga Dubai, Kuvajti dhe vendet arabe.

“Paguhemi të gjitha nga 500 deri në 2 mijë euro në ditë, por shpesh na ndodh që të kthehemi nga këto udhëtime me fitime ekstra deri në 10 mijë dollarë. Problemi është në aeroport. Nëse na gjejnë në portofol apo në çantë para e shifra më të larta se 10 mijë euro, duhet t’i deklarojmë e t’i lëmë aty”, – tregon Simona.

Këto udhëtime organizohen mjaft shpesh. “Zakonisht vajzat nisen çdo javë nga Milano. Udhëtimet ndonjëherë zgjasin me ditë e ndonjëherë me muaj. Kam shoqe qe janë atje që prej një kohe të gjatë. Unë kam bërë disa udhëtime, por ata kërkojnë gjithmonë vajza të reja”, – rrëfen ndër të tjera vajza. Eskorta e luksit tregon se në këto udhëtime vajzat nuk kryejnë marrëdhënie, por shoqërojnë të tjerët, pra paguhen për të argëtuar sheikët, për të shkuar në lokale, në festa. “Nëse një sheik apo një princ zgjedh një vajzë për të shkuar në shtrat me të, ai paguan mbi 5 mijë dollarë për një natë. Nëse vajza nuk pranon, të nesërmen e kthejnë në shtëpi, por nuk ndodh thuajse asnjëherë kështu, pasi secila prej nesh pret që të zgjidhet nga sheikët. Ndonjëherë princat dhurojnë para pa ndonjë arsye të veçantë, vetëm për t’u treguar bujarë. Një herë na propozuan të gjithave një lojë. Duhej të qëndronim me një këmbë në ajër, të mbanim ekuilibrin. Në fund na dhanë të gjithave nga 5 mijë euro”, – thotë ndër të tjera eskorta italiane e princave e sheikëve islamikë.

Image result for eskorta

Please follow and like us: