Albspirit

Media/News/Publishing

Suada Sherifi prezanton vogëlushen e saj Dejzi 

 

suada

Vetëm përpara pak ditësh është bërë i njohur lajmi se ish-“Miss Shqipëria”, Suada Sherifi, është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë vajzën që ka vendosur ta quajë Dejzi.
Suada ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj rrugëtimin e shtatzënisë, ndaj edhe kurioziteti për të parë më në fund vogëlushen e për të ditur më shumë detaje rreth saj është vërtet i madh.

E pyetur Suada Sherifi na ka treguar se gjithçka po shkon mjaft mirë dhe se vogëlushja Dejzi është një fëmijë i mbarë. Ajo ka treguar se që në momentin e parë që është takuar me Dejzin dhe i ka puthur hundën, bukuroshja e vogël ia ka kthyer puthjen sepse dëshironte të pinte qumësht. Me shaka ajo na tregon se Dejzi është një “llupëse” e vërtetë dhe e ka shfaqur këtë që në fillim.

Suada ka rrëfyer për Blitz.al se pikërisht në ky moment ia ka injektuar edhe më fort dashurinë për të bijën.

Duke i uruar jetë të gjatë vogëlushes Dejzi ne urojmë që edhe Suada ta përjetojë sa më mrekullisht këtë fazë të bukur të jetës së saj!/Blitz.al/

b2_1474371620-9041417

Please follow and like us: