Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohen armët bërthamore të Hitlerit, ishin fshehur në një bunker në Gjermani

Zbulohen armët bërthamore të Hitlerit, ishin fshehur në një bunker në Gjermani

Një inxhinier gjerman, Peter Lohr, ka zbuluar arsenalin bërthamor të Hitlerit, i cili është fshehur në një tunel të madh nga nazistët.

“Fjala është për pesë objekte, duke përfshirë dy armë atomike”, tha ai.

Nëse pohimi i tij është i saktë, mund të hapë njeë debat. Ish-inxhinieri tha se armët mund të kalben në një pikë ku ata fillojnë të rrjedhin mbetjet radioaktive në mjedis.

“Në një moment ato do të kalben dhe pastaj ne do të kemi një Çernobili te dytë”.

Tunelet, të cilat shtrihen nën një luginë malore në rajonin qendror pak të populluar, janë përdorur si bunkerë dhe magazina, por qëllimi kryesor i tyre nuk ishte kuptuar plotësisht.

Një libër i vitit 2005 nga Rainer Karlsch, i titulluar “Bomba e Hitlerit”, pretendon se nazistët kishin kryer testimin bërthamor në një vend në afërsi të Luginës Jonas.

Please follow and like us: