Albspirit

Media/News/Publishing

Susan Miller: E vërteta për ndryshimin e shenjave të horoskopit!

Susan Miller shuan dyshimet: Ja e vërteta për ndryshimin e shenjave të horoskopit!

Në 2011-ën, teoria e Parke Kunkle për ndryshimin e shenjave të horoskopit i bëri të gjithë konfuzë. Sipas profesor Kunkle-it, Toka është zhvendosur duke shkaktuar ndryshimin e shenjave të horoskopit. Por Parke nuk është astrolog; ai është profesor astronomie dhe nuk ishte qëllimi i tij të shkaktonte gjithë këtë pasiguri; ai tha se nuk i beson horoskopit.

Për ata që i besojnë horoskopit, Susan Miller, astrologia më e famshme në botë, u përgjigj zyrtarisht për “Elle” ndërsa po përgatit një shkrim ku argumenton se asgjë nuk është e vërtetë; mund të vazhdoni të jeni Dash, Dem, Binjakët, cilado shenjë të keni qenë kur keni lindur.

A është e vërtetë që është shtuar një shenjë e 13-ë?

“Astrologët e lashtë e diskutuan gjatë e gjerë të përfshinin apo jo në horoskop një shenjë të 13-ë, “Opichius”- bënë debat, studiuan, dhe në fund nuk e panë të nevojshme këtë shenjë”

Më vonë kjo u harrua por së fundmi, shumë njerëz po besojnë se tashmë i përkasin kësaj shenje të re, ndonëse nuk ka asnjë arsyetim që ta vërtetojë vlefshmërinë.

Ajo shpjegon se secila shenjë i përgjigjet një yjësie, dhe Ophichius është njëra prej shumë yjësive që nuk janë parë të nevojshme të jenë në horoskop.
Ka plot yjësi”, tha Miller për “Elle”, “88 yjësi, që të jem e qartë, por nuk e di pse të gjithë u fiksuan pikërisht me Ophichius-in”.

A na kanë ndryshuar shenjat e horoskopit?

Kësaj Miller iu përgjigj pastër shkurt dhe qartë në Twitter, ku shkroi:

‘ASGJË nuk ka ndryshuar. Po bashkëpunoj me reporterin e një gazete shumë prestigjioze për të botuar një shkrim lidhur me këtë. Kur të jetë gati, do t’ju lajmëroj.’

Dhe kur një ndjekës e pyeti se përse sipas horoskopit të ri të publikuar Akrepi kishte vetëm gjashtë ditë, ajo argumentoi se këto janë teori të shkencëtarëve dhe jo atyre që e studiojnë specifikisht horoskopin- astrologëve.

‘Mos besoni asgjë që dëgjoni. Shkencëtarët nuk janë astrologë, edhe pse kështu besojnë. Të pashpresë.’

Please follow and like us: