Albspirit

Media/News/Publishing

Mona Ndoj: Modelingu, sa i bukur aq dhe i vështirë!

 

Para pak kohësh Agjencia e Spektakleve “Jehona e Shkodrës” organizoi spektaklin e bukurisë “Miss Adoleshenca Shqiptare 2016” në Shëngjin. Fituese e kurorës “Miss Adoleshenca 2016” këtë vit u shpall Monblana Ndoj, 17 vjeçarja me origjinë nga Puka dhe me banim prej vitesh në Tiranë, gjimnaziste në vitin e dytë të shkollës së mesme “Ismail Qemali”.

Së pari, urime për fitimin e trofeut të radhës “Miss Adoleshenca 2016”. Besoj se ndjeheni mirë dhe i shikoni gjërat më me optimizëm pas kësaj arritjeje?

Po është e vërtetë kjo që thatë dhe jam shumë e lumtur. Falënderoj për angazhimin që më mundësoi në këtë event kombëtar bukurie Agjencinë e Spektakleve “Jehona e Shkodrës” me President Xhelal Halilin.

Tani dy fjalë për publikun dhe fansat e tu të rinj. Kush është “Miss Adoleshenca Shqiptare 2016”?

Quhem Monblana Ndoj, jam 17 vjeçe, e datëlindjes 17 qershor 1999 dhe me origjine nga Puka. Shoqëria ime më thërret për shkurt prej kohësh Mona. Aktualisht studioj në gjimnazin “Ismail Qemali“ këtu në kryeqytet ku edhe kam mbaruar vitin e dytë. Më mirë jam në lëndët shkencore dhe profesioni që dua të zgjedh është inxhinieria ose arkitektura. Rrjedh nga një familje intelektuale. Babai është me profesion fizikan, ndërsa mami farmaciste.

A mendoni se me kalimin e kohës mund të ndryshoni mendje në lidhje me profesionin që do të zgjidhni?

Përveçse të vazhdoj modelingun, synimi im kryesor mbetet për tu bërë inxhiniere ose arkitekte dhe nuk do ndryshojë sepse janë dy profesione shumë të mirë për të ardhmen time.

Si u njoftuat për konkurrim në “Miss Adoleshenca 2016”?

Unë kontaktova direkt pas njoftimit që mora me agjencinë e spektakleve “Jehona e Shkodrës” me producent Xhelal Halilin të cilin dua ta falënderoj në mënyrë të veçantë. Fusha e modelingut është aq e bukur sa edhe e vështirë. Padyshim që mbështetja e familjes sime mua më jep forcën e duhur për të ecur përpara. Prindërit janë mbështetja ime kryesore. Ata më inkurajuan në këtë hap të ri që ndërmora,më qëndruan pranë në çdo moment dhe gëzuan me mua kur u kurorëzova si fituese. Fitorja të rrit kërkesat ndaj vetvetes dhe më aspiron për mundësi dhe arritje të reja .

Po gjatë fazës përgatitore, në provat gjenerale dhe së fundi në natën e spektaklit, ku edhe u shpallët fituese, si e përjetuat gjithë këtë eksperiencë të panjohur më parë?

Gjatë pjesëmarrjes në “Miss Adoleshenca shqiptare” ndjeva mbështetjen jo vetëm të familjes sime, por edhe të shoqërisë dhe njerëzve më të dashur për mua. Njoftimin dhe kurorën e “Miss Adoleshenca 2016” ma dorëzoi vetë Presidenti i Jurisë dhe njëkohësisht deputeti i Lezhës Eduard Ndocaj, i cili ishte i pranishëm si gjithmonë me look-un e tij të këndshëm, gjë e cila ia shtoi edhe më shumë bukurinë këtij spektakli. Fitorja u bë akoma më e bukur pas urimeve të shumta që mora dhe me të vërtetë u ndjeva shumë e lumtur.

Çfarë pasionesh keni në jetë?

Hobi im përveç modelingut është piktura dhe udhëtimet. Është një mrekulli që të vizitosh vende të reja dhe të njihesh me historinë dhe kulturën e tyre. Përsa i përket modelingut, kjo ka qenë ëndrra ime e preferuar qysh në fëmijëri. Por për mua gjithnjë primare ka qenë shkolla dhe dale ngadalë modelingu nisi që të mbetej një ëndërr.

A keni të dashur?

Jo. Natyrisht që kam edhe unë preferencat e mia por nuk mendoj ende se ka ardhur koha për të pasur një lidhje.

Po tani pas kurorëzimit, a të janë shtuar ngacmimet nga shokët dhe rrethi i të njohurve?

Po dhe përpiqem që t’i marr me humor dhe sportivitet. Në shoqëri çdo gjë mbetet njësoj si më pare, përveç faktit që tashmë më thërrasin “Miss”.

Po për të ardhmen e afërt, a keni ndonjë plan pas fitimit të “Miss Adoleshenca 2016”?

Po, kam disa oferta për të marrë pjesë në disa konkurse bukurie që do të zhvillohen së shpejti. Le t’ia lë më kohës…

A. Lagreta

Please follow and like us: