Albspirit

Media/News/Publishing

Elhaida Dani, tjetër mundësi nga Riccardo Cocciante

Zëri shqiptar, i shpallur zyrtarisht më i miri i Italisë për vitin 2013, po rikthehet! Pas një mungese të gjatë në publik, Elhaida Dani duket se po bëhet gati të rrëmbejë shansin e rradhës, të ofruar nga ai që e ccoi drejt një fitoreje absolute në “The Voice”.

Është sërish kantautori i famshëm italian Riccardo Cocciante i cili po i hap dyert e një tjetër suksesi këngëtares shqiptare. 24-vjeccarja ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në një projekt të rëndësishëm, as më pak e as më shumë se sa në Paris.

Elhaida Dani ka lajmëruar ndjekësit e saj në IG se po punon për rolin e Esmeraldës në kryeveprën botërore “Katedralja e Parisit” e cila do të shfaqet në Nëntor.

Please follow and like us: