Albspirit

Media/News/Publishing

Bllokohet klinika ruse në Tiranë, u investuan paratë e trafikut të organeve

Një shtetas rus i akuzuar për trafikim të organeve në Izrael, ka tentuar të pastrojë para në Shqipëri nëpërmjet një klinike të hapur në qendër të Tiranës, në vitin 2014 nga një tjetër shtetas rus, Boris Igor Wolfman.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë për sekuestro preventive të llogarive bankare të klinikës “A Neë Life 4U” sh.p.k. me administrator dhe ortak shtetasin Robert Shpolinske.

Nga monitorimi i vazhdueshëm rezulton se në llogarinë e shoqërisë “A News Life 4U” sh.p.k. ka mbërritur një transfertë në vlerën e rreth 40 mijë dollarëve me përshkrimin “faturë 2001 shërbime mjekësore” nga shteti i Izraelit e më konkretisht nga shtetasi, Boris Igor Volfman.

Sipas Prokurorisë ky shtetas  rezulton i përfshirë në transplantimin ilegal të organeve. Nga verifikimet e bëra ky shtetas ka llogari bankare në një tjetër bankë “të nivelit të dytë në Tiranë, në emër të kompanive që ai zotëron, konkretisht shoqëritë “Justsavelife” dhe “A.V.S. Investment Group”.

Po kështu transaksione rezultojnë të jenë kryer edhe me shtetasin Renato Mezini, i cili rezulton se në muajin Janar 2010 është ndaluar nga autoritetet italiane në Pescara si pjesë e një bande që trafikonte lëndë narkotike.

Klinika ishte hapur që prej vitit 2014 në Bulevardin Dëshmoret e Kombit, tek kullat binjake, në një apartament.

Me objektiv fushën e turizmit mjekësor, gjithë shërbimet administrative dhe shoqëruese për turizëm mjekësor me sferë kryesore të veprimtarisë transplantimin e organeve.

Dy shtetasit e huaj po hetohen nga Prokuroria për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose aktiviteteve kriminale, raporton Tv Klan.

Please follow and like us: