Albspirit

Media/News/Publishing

Nobeli i Letërsisë, Kadare dhe bastet…

Nobeli i Letërsisë, Kadare dhe bastet...

Edhe pse ndarja e Nobelit të Letërsisë nuk është afër, të apasionuarit e basteve kanë nisur si përvit të përzgjedhin të preferuarit e tyre, dhe gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare figuron në pesëshen më të lakuar për nga probabiliteti i fitores.

Kompania online “Ladbrokes” rendit 5 kandidatë kryesorë këtë vit për çmimin e shumëlakmuar; japonezin Haruki Murakami, amerikanin Philip Roth, shkrimtarin kenian Ngugi Wa Thiong’o, një tjetër amerikane, Joyce Carol Oates dhe Kadarenë,.

Ismail Kadare ka qenë për dekada të tëra kandidat dhe do të ishte i pari laureat shqiptar i Nobelit të Letërsisë. Shkrimtari shqiptar, një ndër më të përkthyerit edhe në botë, kremtoi sivjet 80-vjetorin e lindjes, e për nder të tij në Shqipëri viti 2016 u shpall “Viti i Kadaresë”.

“Pata vënë bast 20 stërlina për Kadarenë dhe humba”, do të shkruante me njëfarë trishtimi përpara dy vitesh kritiku letrar i “New York Magazine”, Christian Lorentzen. “Por unë do të vazhdoj të bëj të njëjtën gjë, – thoshte asokohe ai, – për njeriun, romanet e të cilit janë të mbushura me fjali tmerrësisht të bukura”.

Please follow and like us: