Kryebashkiaku i Himarës konsiderohet nga e djathta greke si armik i helenizimit dhe si autor i shkatërrimit të Kishës së Shën Thanasit. Nea Dheksia e cilëson shoviniste Qeverinë Rama.

Ka shumë gjasa që kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro,  të quhet tani e në vazhdim, Gjergji Goro, sepse të djathtët grekë kanë jorgo-goro-poster1-248x300vendosur të kërkojnë heqjen e shtetësisë greke dhe bashkë me të pasaportën, ku ai quhet Jorgo.

Krerët e të djathtës greke, e fajësojnë Jorgo Goron për prishjen e kishës së Shën Thanasit në Himarë  si dhe për vendimin për prishjen e 19 shtëpive po në Himarë. Përmes një reagimi në media, krerët e Nea Dheksia,  i kërkojnë qeverisë greke që të hiqet shtetësia për Jorgo Goron dhe ta shpallin atë “non grata” në Greqi.

Ata propozojnë që qeveria greke të bllokojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, madje më keq akoma, propozojnë mbylljen e  kufinjve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Duke e konsideruar qeverinë Rama si qeveri shoviniste, ata kërkojnë kthimin e regjimit të vizave për shqiptarët.