Albspirit

Media/News/Publishing

Gjirokastër – Dekriminalizimi, Kadare: Jetësor, i pafalshëm nëse nuk kryhet

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=7fHWoUv0sno]

Nga Gjirokastra ku ka vizituar shtëpinë e lindjes, tashmë të shndërruar në Muze, gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare vlerësoi se klasa politike duhet t’i përgjigjet kërkesave të popullit, duke e kryer proçesin e dekriminalizimit, që e cilësoi të detyrueshme të bëhet. Kadare tha se Shqipëria ka çdo mundësi për të ecur përpara dhe është në stadin më kulmor të saj.

Ismail Kadare është rikthyer në shtëpinë e lindjes në Gjirokastër, tashmë të rikonstruktuar, nga ku ka dhënë mesazhe për zhvillimet në Shqipëri.

Kadare e vlerëson dekriminalizimin një proçes jetësor për Shqipërinë dhe dështimi i tij për shkrimtarin do të ishte i prapranueshëm. Ai e sheh shoqërinë në provë për të detyruar politikën që të dekriminalizohet.

Kadare: “Proçesi i dekriminalizmit është një proçes jetësor për Shqipërinë. Do jetë e pafalshme në qoftë se nuk kryhet.Populli shqiptar do tregojë cilësitë e tij më të mira po do detyrojë klasën potitike ta kryejë këtë proçes dhe do tregojë cenet e tij nëse nuk e detyron. Populli ka merita, populli ka cene, do ta shikojmë, është një nje provë, por është e detyrueshme të kryhet”.

Në vizionin historik Shqipëria, për Kadarenë është në stadin e saj më kulmor të cilën e cilëson “Koha e tretë”.

Kadare: Bashkë me shansin e një vendi krijohet dhe pengesa. Shqipëria ndodhet në një gjendje tipike ku shansi është i madh.

I pyetur për largimet e shqiptarëve jashtë vendit, Kadare tha se kjo ethe e largimit është një ethe e përkohshme.

Kadare: Popujt të tjerë kanë historinë e tyre të largimit, kthimit dhe pastaj të stabilizimit.Është e natyrshme që pas një periudhe jashtëzakonisht të egër të izolimit të vinte ky pasion, shpesh me arsye pasi nuk është pa arsye sigurisht, por edhe pakez e kthyer në modë. Unë kam besim, se do gjendet drejtpeshimi i një populli që qëndron, largohet dhe kthehet dhe në fund të fundit do qëndrojë në vendin e vet.

Në shtëpine e lindjes Kadare u takua me dhjetera përkthyes të veprës së tij nga gjithë bota.

Kadare u bëri thirrje bashkëqytetarëve ta ruanin qytetin dhe identitetin e tij dhe sidomos vlera origjinale siç përmendi ai “sokakun e të marrëve”.

Please follow and like us: