Albspirit

Media/News/Publishing

Ludovik Tunaj, shqiptari që grimon yjet e Hollywoodit

Ludovik Tunaj, djaloshi nga Kosova i cili jeton në Zvicër, është ai që kujdeset për pamjen e disa prej personazheve më të njohura në shoubizin ndërkombëtar, duke u shndërruar kështu edhe në një mik për ta.

Talenti i tij u zbulua në vitin 2011, në sallonin “Des Luxushotels Palace” në Shën Moritz. Që atëherë, dyert e personave të famshëm si Heidi Klum janë të hapura për të.

Përvojën e tij të parë si stilist i flokëve dhe grimer me ndonjë yll të njohur e kishte me supermodelen, Bar Refaeli.

“Puna me tre-katër yjet e parë është stresuese. Por, më pas çdo gjë di të jetë normale. Ju thjesht doni të bëni një superpunë”, thotë Tunaj.

Ai tregon se ishte ndier i shtangur para se të vendoste krehrin në kokën e Naomi Campbell-it, për shkak se, si thotë, “ajo është një grua thjesht dominante”, dhe shton se ajo nuk kishte preferuar të bënin një foto të përbashkët.

Tunaj thotë se shoqëria dhe komunikimi me yjet e Hollywood­it është i rëndësishëm në punën e tij dhe ata janë vërtet shumë të sjellshëm dhe miqësorë.

Kim Kardashianin, për shembull, e kishte zbukuruar për një mbrëmje të organizuar nga Elton John.

Sipas tij, me Kim Kardashianin lirisht mund të flitet gjermanisht.

“Sigurisht që ajo bën gabime gramatikore, por ajo di shumë fjalë gjermane”, thotë Tunaj.

Në atë mbrëmje ylli i njohur ka qenë me një humor pak të keq. Arsyeja: ajo nuk kishte marrë ftesë për mbrëmjen e “Vanity Fair”. 36-vjeçarja ishte ankuar tek ai për vuajtjet e saj, duke i thënë se ata të gjithë ia kishin zili.

Stilisti, tashmë i famshëm, tregon se i kishte thënë bukuroshes Heidi Klum se ajo po përdorte shumë grim. Ajo qartë duket se i pranon kritikat, sepse këtë vit e lejoi Ludovikun të ushtrojë profesionin e tij në kokën e saj.

“Asnjë gazetar nuk mund të ketë më shumë afërsi me yjet se sa një stilist”, thotë Tunaj.

Supermodelja e “Victoria’s Secret”, Adriana Lima, i kishte thënë atij se sa e vështirë është për të pasur besim në dikë sot, sepse bota jonë është aq sipërfaqësore.

Me Paris Hilton kishte një miqësi të mirë, duke mos harruar edhe Madonën, për grimin e së cilës ishte përkujdesur në vitin 2011.

“Ajo më tha se kurrë nuk kishte qenë një grua e bukur dhe ishte përpjekur shumë për të arritur aty ku është”, thotë ai.

Please follow and like us: