Albspirit

Media/News/Publishing

Bashkim Zahaj: Kur vjedhin edhe vdekjen e Bujar Lakos…

 

Po, kur të vjedhin vdekjen është më keq se vetë vdekja. Ta vjedhin…nuk të lënë të jetë e jotja. Jo, ta vjedhin, pasi janë mësuar me vjedhjen dhe grabitjen. E ku ka më mirë se një vdekje artisti?  E kam fjalën për vdekjen e vërtetë, atë që mbyllim sytë e nuk shohim më përreth, se vdekjen e zakonshme e kemi përditë. Atë nuk na e marrin….e ç’t’i marrësh asaj…aparamentet ku jetojmë në krahasim me vilat e tyre janë lecka, apo të marrin pensionet a pagat e artistëve…qesharake. Apo të marrin pronat….e ku kanë artistët, prona e tyre është marrë me qindra herë, ajo është arti i tyre nga e cila ata nuk nxorrën asnjë qindarkë….e ç’të na marrin tjetër…? Vdekjen, po po vdekjen ta marrin, e bëjnë të tyren, e kthejnë në kontribut, në lavdi të vetes, në mirëqënie, në politikë në jetën e përditshme.

Ti rri në arkivol, i mbyllur, i humbur, i varfër drejt ikjes pa kthim…”ai (ata) rri sipër, të vendos një buqetë e flet për ty si të ishit vëllezër”, ai që të tall, që s’të paguan, që të mbyll teatrin, që mbyll filmin, që shkurton organikat që s’të respekton e vlerëson për gjithë atë kontribut tëndin, “ai” (ata) që bën politikën e vjedhjes edhe të shpirtit. Ti rri në ajër i dalë zvarrë nga trupi jot e nga kutia e drunjtë e thua: EDHE VDEKJEN MA VODHËN, por askush nuk dëgjon më.

Please follow and like us: