Albspirit

Media/News/Publishing

Lule lule, kënga arbëreshë e kënduar nga grupi i famshëm spanjoll

Një interpretim plot emocion i këngës arbëreshë vjen nga “Barcelona Gipsy balKan Orchestra”, një nga orkestrat gypsy më të famshme në botë.

Barcelona Gipsy Balkan Orchestra (BGKO) është një grup i formuar nga pjesëtar nga vende të ndryshme, i cili ka ngjallur interes ndërkombëtar, kryesisht në Barcelonë nëpërmjet shfaqjeve të paharrueshme.

BKGO interpreton me pasion të madh muzikë tradicionale të Ballkanit, Romëve dhe hebraikëve të Evropës Lindore në një qasje të tyren origjinale.

Muzika ballkanase shkon përtej kufijve të saj gjeografikë. Ajo ushqehet nga tradita historike që bashkëjetuan në këtë gadishull për shekuj me rradhë si ajo e çifutëve, romëve, osmanëve dhe arbërve.

Pjesëtarët e këtij grupi janë Sandra Sangiao (zëri,Cataluña), Mattia Schirosa (fizarmonikë, Itali), Ivan Kovacevic (kontrabas, Serbi), Julien Chanal (kitarë, France), Stelios Togias (bateri, Grecia), Joaquin Gil (klarinetë, Málaga ) dhe Oleksandr Sora (violinë, Ucrania).

Please follow and like us: