Albspirit

Media/News/Publishing

Këngët më të mira të George Michael që do mbeten në histori

Në ditën e Krishtlindjes së këtij viti, George Michael ndërroi jetë në moshën 53 vjeçare. Bota humbi një prej legjendave të muzikës pop, megjithatë ai ka lënë pas një diskografi të pasur.

Këngët të tij të viteve ’80 si pjesë e grupi, por edhe ato të karrierës solo do të mbeten gjatë në memorien tonë. Më poshtë ju rikujtojmë 10 hitet e tij që do të mbeten në histori.

 

Last Christmas

Një prej këngëve më të dashura dhe më të dëgjuara të Krishtlindjeve. Pikërisht në një ditë ai u shua. Kënga origjinale është prodhim i grupit Wham! por në ditët e sotme çdo artist e ka risjell në një version cover.

 

Wake Me Up Before You Go-Go

Bashkëpunëtori i Michael, Andrew Ridgeley, i la atij një letër në të cilën shkruhet “Më zgjo para se të ikësh”. Nga kjo histori lindi edhe kënga e mëposhtme.

 

Careless Whisper

Kjo ishte kënga e tij e parë si artist solo. Një himn dashurie që është këndohet edhe ditët e sotme. Tingujt e saksofonit e kanë bërë këtë këngë tepër të dallueshme.

 

Freedom! 90

Kjo ishte kënga e fundit e George Michael si pjesë e grupit Wham! Ai performoi këngën në ceremoninë përmbyllëse të Lojërave Olimpike në Londër 2012.

 

A Different Corner

Një videoklip bardh e zi ku mbizotëronte e bardha dhe qetësia. Ky ishte debutimi i George në SHBA.

 

Faith

 

 

One More Try

One More Try është nja baladë që flet për një mashkull të lënduar nga lidhja e mëparshme i cili tani ka frik të filloj një të re.

 

 

Monkey

Ishte periudha që Michael prodhonte këngë pop dance.

 

 

I Want Your Sex

Kënga ishte konsideruar shumë skandaloze për këtë MTV e luante vetëm në orët e vona të natës, pasi ishte krijuar përshtypja ese kënga promovonte imoralitetin.

 

Praying For Time

Një reflektim mbi padrejtësitë sociale. Një sukses i menjëhershëm, pavarësisht mungesës së videos.

17
Please follow and like us: