Albspirit

Media/News/Publishing

Ky uebsajt di çdo gjë rreth jush dhe të ardhmes suaj

Të gjithë ne shpërndajmë informacione pafund në internet. Nëse besoni se ju bëni përjashtim, mund të habiteni nga gabimet e bëra. Në terësi, shpërndarja pa kriter është e dëmshme.

Por akoma edhe më e frikshme bëhet situata kur shohim ritmin e shpejtë të zhvillimit të teknologjisë.

A e dini se ekziston një uebsajt i cili grumbullon çdo informacion të disponueshëm dhe e analizon për të arritur në përfundimin se çfarë personi jeni? Madje mund të eksplorojë edhe të ardhmen tuaj.

Quhet Predictive World dhe e gjitha që kërkon është llogaria juaj në Facebook për të marrë informacion nga profili juaj. Pasi çdo detaji të analizuar mund të eksploroni dhjetëra statistika dhe parashikimet madje edhe atë që mund të prisni nga jeta juaj apo rreziku që të vriteni.

Ky uebsajt është një bashkëpunim mes Universitetit të Kembrixhit dhe Watch Dogs 2, loja e cila eksploron rreziqet e një bote të ndërlidhur.

Please follow and like us: