Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti francez Hollande, vizitë në Tiranë

Mësohet se Tirana do të vizitohet nga presidenti francez, François Hollande i cili pritet të takohet me autoritetet më të larta të vendit.

Hollande do të mbërrijë më datën 3 mars, datë kjo për të cilën është rënë dakord nga të dyja palët. Sipas burimeve ekskluzive bëhet e ditur se data në fjalë është negociuar prej muajsh.

Kjo është vizita e parë e një presidenti francez në vendin tonë.

Hollande ka deklaruar prej kohësh mbështetjen e tij të plotë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe reformën në Drejtësi.

Please follow and like us: