Albspirit

Media/News/Publishing

Ushtria amerikane zbarkon në Gjermani, forcohet mbrojtja përballë Rusisë

Kontingjenti i parë prej 4000 trupave të marinës amerikane, përfshi dhe tanke, kamionë dhe pajisje të tjera ushtarake, kanë mbërri sot me anije në portin gjerman të Bremerhavenit.

Zbarkimi i trupave amerikane në Gjermani realizohet në kuadër të përpjekjeve të NATO-s për të forcuar mbrojtjen e saj lindor në kufirin me Rusinë.

Vitin që shkoi janë ngritur tensionet mes SHBA-ve dhe aleatëve të saj perëndimorë dhe Rusisë në anën tjetër, e cila në vitin 2014 ka pushtuar një pjesë të Ukrainës, ndërsa ka shfaqur shenja agresioni edhe ndaj shteteve tjera ish-sovjetike, përcjell ksp. Kurse pika më e ndjeshme e mospajtimit vazhdon të jetë Siria.

Please follow and like us: