Albspirit

Media/News/Publishing

Robert Alia dhe Arian Çani s’përmbahen dot më, tentojnë të puthin Enin, por motra e saj i filmon

 

Këngëtarja Eni Koçi së bashku me Arian Çanin dhe Robert Alian kanë qenë të ftuar tek emisioni i Ermal Mamaqit, por teleshikuesit panë vetëm atë që u transmetua dhe jo çfarë ka ndodhur jashtë kamerave.

Eni tenton të bëjë një foto me Çanin dhe Robertin, por ky i fundit nuk i reziston dot dhe tenton që ta puthë, por këngëtarja me të qeshur largohet dhe i thotë se do t’i fusë një shpullë.

Ndërkohë, është motra e saj, Greta Koçi ajo që e ka filmuar këtë moment, të cilin vetë Eni e ka postuar në Facebook duke i quajtur dy shoqëruesit të “çmendur”, ndërsa komentuesit nuk i kanë vënë faj Robertit duke parë bukurinë e këngëtares.

Please follow and like us: