Albspirit

Media/News/Publishing

“The Fader” ka bërë film për këngëtaren Dua Lipa

Faqja amerikane e kulturës dhe shoubizit, “The Fader” ka bërë një film të shkurtër dokumentar për këngëtaren shqiptare nga Kosova Dua Lipa.

Dokumentari me titull “See In Blue” shpërfaq arritjet e deritashme të këngëtares në muzikë.

Filmi e përshkruan Dua Lipën si vajzën e një muzikanti, e cila është rritur e rrethuar nga muzika, dhe si vajzë që është frymëzuar nga Christina Aguilera, Stereophonics dhe Robbie Williams.

Dua Lipa tregon se gjatë karrierës së saj të shkurtër ka pasur ulje dhe ngritje, por gjithmonë është përpjekur që ta gjejë veten.

Ajo ka thënë se për të arritur sukses në jetë duhet punuar shumë.

“Për të bërë diçka të mirë, duhet të punoni vërtet shumë, jo vetëm në muzikë, por në gjithçka që bëni në jetë”, ka thënë ajo, transmeton Insajderi.com. (r.m.)

 

Please follow and like us: