Albspirit

Media/News/Publishing

Bob Dole emërohet zv.shef i ekipit tranzitor të Trump

Senatori amerikan, Bob Dole, është emëruar zëvendësshef i ekipit transitor të presidenti të ri të SHBA’ve, Donald J Trump.

Senatori nga shteti i Kansasit llogaritet edhe si mik i madh i Kosovës. Për këtë, emërimin e tij e ka uruar edhe presidenti kosovar Hashim Thaçi.

“Urime senatorit Dole për emërimin e tij zëvendësshef i ekipit transitor të presidentit Trump. Një zhvillim i mirëpritur”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Thaci dhe Bob Dole, pikërisht, dje janë takuar së fundi mes vete.

“Jam i nderuar me miqësinë tuaj dhe me njerëz të shumtë në Kosovë, një shtet i mrekullueshëm me shumë njerëz frymëzues”, kishte shkruar Dole, pas takimit me presidentin e Kosovës.

Please follow and like us: