Albspirit

Media/News/Publishing

Japonezi humbet 1.4 milardë dollarë brenda ditës

Njeriu më i pasur në Japoni ,Tadashi Yanai, humbi 1.4 bilionë dollarë brenda një dite, pasi kompania e tij “Fast Retailing” e cila zotëron edhe atë të veshjeve “Uniqlo” pësoi një rënie të kapitalit prej 6.7%. Sipas indeksit të miliarderëve “Bloomberg”, kryetari dhe themeluesi i kompanisë ka pësuar humbjen më të madhe të pasurisë në mesin e 500-të personave më të pasur në botë. Kompania japoneze e veshjeve “Uniqlo” ka fajësuar motin e ngrohtë i cili sipas saj është bërë shkak i pengimit të shitjeve të rrobave dimërore gjë që ka sjellë edhe uljen drastike të të ardhurave.

Please follow and like us: