Albspirit

Media/News/Publishing

Pasqyra që të mëson si të bëhesh e bukur

“HiMirror”, një nga pasqyrat e para smart të bukurisë në botë, ka zbuluar prodhimin e saj të ri “Plus” sëbashku me pajisjen shoqëruese “HiSkin”, gjatë shfaqjes CES 2017 në Las Vegas.

Pasqyra mund të analizojë lëkurën përmes një fotografie të thjeshtë, për të përcaktuar tipin, praninë e dëmeve, numrin e poreve dhe pikat e kuqe, e më pas të sugjeron produktet që duhet të merrni për të patur një fytyrë perfekte.

Kjo pajisje kushton 259 dollarë, dhe një version i avancuar mundëson disa truke që mund të zgjidhni për tu dukur bukur në pesë situata të ndryshme që nga shëtitja në perëndim deri tek pasditja në zyrë.

“Të gjitha këto pajisje të japin informacion që më parë mund ti merrje vetëm me një vizitë te dermatologu”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Në pjesën e dedikuar për bukurinë në këtë event u prezantua edhe një furçë wi-fi dhe një maskë bukurie led, si dhe zgjidhje të ndryshme për ata që kanë humbur flokët.

untitled-1-193256460_kerastasehiskin-4

 

Please follow and like us: