Albspirit

Media/News/Publishing

Disa nga protagonistët e genocidit në Çamëri (foto dhe emra)

Ky është Vasil Ballumi, vrasësi i patriotit të njohur çam, Jasin Sadikut, si dhe pjesëmarrës në genocidin e ndodhur në Çamëri në 1944.

Ndërsa në këtë foto është oficeri i EDES, Konstandinos Gjeorgjiu, i njohur si Koço Nikolla, i cili ka vrarë me dhjetëra pleq, gra dhe fëmijë çamë.

Konstandinos Gjeorgjios është vrasësi i Tefik Qemalit nga Karbunari dhe Ahmet Qazimit dhe është pjesëmarrës në genocidin e ndodhur në Çamëri në 1944.

Fotoja e tretë paraqet oficerin e lartë të ushtrisë EDES, Kristos Stavropulos, pjesëmarrës në genocid. Ai ka nënshkruar ekzekutimet pa gjyq të qindra shqiptarëve në Çamëria 1944-1945.

Në vitin 1953 Stavropulos u zgjodh kryetar i Gjykatës së Lartë të Greqisë.

* Marrë nga libri i historianit Arben Llalla me titull “Kolaboracionistët grekë projektuesit dhe udhëheqësit e genocidit në Çamëri”.

Please follow and like us: