Albspirit

Media/News/Publishing

Trump, ‘sherr’ live me gazetarin e CNN, gjatë konferencës

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump në konferencën e parë për shtyp që pas zgjedhjeve ka shënuar një incident me gazetarin e CNN.

Trump refuzoi t’i jepte të drejtën e pyetjes gazetarit të CNN, Jim Acosta, pas publikimit të raportit të këtij rrjeti për materialet intime që kanë rusët ndaj Trump dhe me të cilat mund ta shantazhojnë.

Ai i është drejtuar gazetarit që kishte marrë mikrofonin për të bërë pyetje: “Jo ti. Organizata jote është e tmerrshme”.

Gazetari iu përgjigj:

“Meqë po na sulmoni a na jepni të drejtën të pyesim? Zoti president i zgjedhur, meqë ju po sulmoni organizatën tonë të lajmeve, mund të na jepni një shans”

“Nuk do të të jap asnjë pyetje. Ju jepni lajme të falsifikuara”, tha Trump, që nuk e ka kapërdirë dot raportin e publikuar nga CNN.

18
Please follow and like us: