Albspirit

Media/News/Publishing

Netanyahu:Konferenca e Parisit për paqen është një “mashtrim”

“Kjo konferencë është një farsë palestineze nën kujdesin e Francës e destinuar për të marrë më tepër qëndrime anti-izraelite. Kjo do të çojë në rrëzimin e paqes, dhe ne nuk do të jemi të detyruar të udhëhiqemi nga rezultatet”, tha Netanyahu gjatë një takimi me ministrin norvegjez të Punëve të Jashtme, Borge Brende.

Franca do të mbledhë të dielën në Paris përfaqësuesit e dhjetëra shteteve dhe organizatave në përpjekje për të krijuar një horizont të ri politik mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe të mbajë gjallë zgjidhjen mes dy shteteve, objektivi i planeve të mëdha të paqes i komunitetit ndërkombëtar.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e cilësoi sot “si akuza të rreme palestineze nën kujdesin e Francës konferencën ndërkombëtare e parashikuar për të dielën në Paris, në përpjekje për rivënien e paqes drejt shuarjes, mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Please follow and like us: