Albspirit

Media/News/Publishing

Pse pushohen gazetarët nga puna?

Andi Bushati

Pse pushohen gazetarët nga puna????
Debati për shkarkimin e disa drejtuesish në media ka hapur një polemikë që do të qorrollepsë publikun dhe që kërkon të daravisë mendjen e tij nga problemi real i TV dhe gazetave tona.
Ndryshe nga ku po tenton të kanalizohet, ky debat, nuk lidhet as me të drejtën e padronëve për të vendosur politikat editoriale, as me idetë ultraliberale apo ato të majta dhe as me marëdhënien reporter -shef, apo gazetar- botues.
Jo, jo.
Gjithçka është më e thjeshtë se kaq. Ajo përmblidhet në disa pyetje esenciale…
Pse mediat tona tradicionale janë kthyer të gjitha prona të një familjeje të vetme, e cila edhe drejtuesit e redaksive i emëron nga njerzit e familjes ?
Pse obligimi i dikurshëm i rekomanduar edhe nga OSBE- që mediat kombëtare të kishin jo më pak se tre pronarë u shfuqizua (pas lobingut të Taulant Ballës)?
Dhe më themelorja, pse nuk ka asnjë pronar mediaje të madhe që nuk ka rrëmbyer pasuri publike, tendera, liçenca universiteti, leje ndërtimi, kioska qytetesh ???
A mos fsheh e gjitha kjo një sistem të mëdh grabitjeje ?????
A mos është kjo arsyeja kryesore se pse pushohen nga puna gazetarët që nuk pranojnë të futen në rresht???????

Please follow and like us: