Albspirit

Media/News/Publishing

Drejtori i CIA-s e paralajmëron Trumpin: Kujdes çfarë thua dhe mos e shfajëso Rusinë për veprimet e veta

Drejtori në largim i CIA-s, John Brennan, e ka paralajmëruar sot presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, që të mos e shfajësojë Rusinë për veprimet e fundit.

Po ashtu, Brennan e ka paralajmëruar Trumpit që të ketë kujdes se çfarë thotë, transmeton Express.

“Spontaniteti nuk është diçka që i mbron interesat e sigurisë kombëtare dhe prandaj, kur ai flet për, apo kur reagon, le të sigurohet që e kupton se ndikimi dhe implikimi ndaj SHBA-së mund të jetë i thellë,” ka thënë Brennan për “Fox News Sunday”.

“Ka të bëjë me shumë se thjesht për Trumpin. Ka të bëjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” ka thënë ai.

Please follow and like us: