Albspirit

Media/News/Publishing

Katy Perry organizon festën më të bukur të ditëlindjes për të dashurin e saj

Katy Perry sapo ka bërë të sajat pikët maksimale si e dashura më e mirë dhe kjo pasi i ka bërë një surprizë të madhe të dashurit të saj, Orlando Bloom në ditëlindjen e tij.

Këtë fundjavë, Bloom ka festuar 40-vjetorin e tij të lindjes dhe këngëtarja ka ditur t’ia bëjë më të bukur këtë ditë të veçantë aktorit të njohur. Në një video që Katy ka shpërndarë në InstaStory Bloom shfaqet  i rrethuar nga familja dhe miqtë  ndërkohë që është duke i fryrë qirinjve të ditëlindjes. Torta  është dekoruar me një buf të madh në qendër dhe mbi të shkruhet “Gëzuar ditëlindjen, Lando!”.

orlando

Çifti i dashuruar është duke dalë bashkë që prej pranverës së vitit 2016. Që prej asaj kohe sa herë që mediat shkruajnë lajm për njërin prej tyre padyshim dhe tjetri do të jetë i përfshirë.

Në krye të gjithë kësaj feste duket se edhe nëna e Orlandos e ka shijuar shumë dhe i kanë dhënë një përqafim të përzemërt të birit. Orlando e ka fotografuar këtë çast dhe e ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, ku ka shkruar bashkangjitur:

“Dhurata më e bukur që më është bërë ndonjëherë, një vizitë surprizë nga nëna ime!”

Një detaj interesant i festës ishte se të gjithë të ftuarit kishin veshur bluza me fytyrën e Orlandos të stampuar në të. Katy duket se ia ka dalë ta bëjë të lumtur të dashurin e saj.

Please follow and like us: