Albspirit

Media/News/Publishing

Këngëtarja shqiptare që nuk dëshiron ta gënjejë veten më famë të rremë

Shumë persona në botë bëjnë çdo gjë që të jenë në qendër të vëmendjes, e të bëjnë famë.

Madje, ata tentojnë edhe ta gënjejnë veten, vetëm që t’u realizohet ëndrra e tyre. Një nga kategoritë që më patjetër duan të bëjnë më shumë famë janë këngëtarët.

Kështu, duke rritur numrin e klikimeve false në Youtube, apo duke shtuar numrin e ‘followers’ në Instagram, disa nga këngëtarët e estradës ‘dëshmojnë’ që janë shumë të pëlqyer.

Por, këtë problem nuk e ka fare Ledina Çelo. Ajo në Instastory ka publikuar një foto nga një bisedë ku asaj i ofrohet që për 700 lekë, t’i shtojë 2000 ndjekës.

Këtij mesazhi, Ledina iu është përgjigjur shkurt dhe shqip, duke u thënë se nuk ka nevojë për këtë lloj falsifikimi pasi që dëshiron që gjithmonë të jetë bio!

Please follow and like us: