Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëfehet Miss Hungaria: Donald Trump më ftoi në dhomën e hotelit

Një mbretëreshë bukurie nga Hungaria, pretendon Donald Trump e ka ftuar atë deri në dhomën e tij të hotelit.

Ish Miss Hungaria, Kata Sarka, ka deklaruar se Donald Trump e ftoi atë në dhomën e tij të hotelit pas konkursit të bukurisë “Miss Universe 2013” të zhvilluar në Moskë. Trump kishte 8 vite i martuar me Melaninë kur pretendohet se kanë ndodhur ngjarjet.

“Ai më kapi dorën kështu (duke treguar me gjeste se si) dhe më afroi drejt vetes. Më pas më pyeti kush je dhe pse je këtu? “Unë isha shumë e befasuar – doja të tregoj kush ishta në një moment -. Por vërtetë kam qënë shumë e befasuar, kështu që unë nuk mund të them asgjë përveç” Hungaria “, është shprehur Sarka vitin e shkuar në programin hungarez “Kasza Taxi”.

“Më vonë më dha kartën e tij të biznesit me numrin privat dhe më tregoi hotelin ku po qëndronte e dhomën e tij. Meqë ra fjala e kam ende atë kartë biznesi,” tha ajo.

Megjithatë, video e intervistës së 30-vjeçares është ri-shfaqur nga mediat ndërkombëtare së fundmi në vazhdën e raportimeve të paverifikuara se Kremlini ka materiale komprometuese të presidentit të zgjedhur amerikan. Edhe pse ekipi Trump ende nuk i është përgjigjur akuzave të bukuroshes, është e vërtetë se Trump ishte në Moskë për konkursin në vitin 2013./opinion.al

miss-hungary-kata-sarka-claims-donald-trump-invited-her-back-to-his-hotel-room-in-2013-lead-1

Please follow and like us: