Albspirit

Media/News/Publishing

MAQEDONI/ Kim Mehmeti: Pse votuan Zaevin

Shkrimtari Kim Mehmeti, gjatë një interviste të dhënë për televizion maqedonas “24 Vesti”, ai ka përsëritur se votat e shqiptarëve dhënë LSDM-së, para së gjithash shprehin dëshpërimin e  shqiptarëve nga politika antishqiptare e regjimit VMRO-DPMNE-BDI.

“Pa dyshim se votat shqiptare dhënë LSDM-së, janë vota të dëshpërimit të skajshëm të shqiptarëve nga politika tërësisht antishqiptare e vëllazërisë DPMNE-BDI!

Por duhet të jemi të sinqertë e të drejtë para vetes dhe përpara të tjerëve, shqiptarët u stimuluan ta votonin LSDM-në edhe nga përkrahësit shqiptarë të “Revolucionit të Larmë”, edhe nga ne që dolëm me flamuj shqiptarë dhe i përkrahëm ata.

Me ç’ka e përgatitëm terrenin që shqiptarët të mendojnë se të votosh për LSDM-në, është njësoj si të votosh për cilëndo parti opozitare shqiptare. Pra, duke dalë në këto protesta, e ushqyem te shqiptarët iluzionin se të jesh me LSDM-në, kontribuon për popullin tënd po aq sa edhe kur mbështet cilëndo parti opozitare, me ç’ka edhe LSDM-ja më në fund ua mori votat partive opozitare shqiptare, kryesisht Lëvizjes Besa”, deklaroi Kim Mehmeti.

Please follow and like us: