Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-presidenti amerikan Bush shtrohet në spital

Ish-presidenti amerikan George H.W. Bush është shtruar në një spital në Hjuston.

Lajmin e transmeton Reuters, duke iu referuar raportimit të një televizioni vendas ditën e sotme.

Sipas Reuters, shtrimi i Bush në spital është konfirmuar edhe nga shefi i zyrës së tij.

Bush, 92-vjeç ishte në gjendje të qëndrueshme dhe “po përmirësohej”, tha Jean Becker për stacionin televiziv.

Bush pritet të shkojë në shtëpi për disa ditë.

Reuters nuk mundi të kontaktonte me zëdhënësin e familjes Jim McGrath apo spitalin ku po trajtohet Bush.

Please follow and like us: