Albspirit

Media/News/Publishing

Shpëtim Idrizi bën diferencën mes Ramës e Metës për camët

Kryetari i PBDIU, Shpëtim Idrizi deklaroi se qëndrimi i Ramës përgjatë intervistës në televizionin grek Skai ka qenë korrekt për sa i përket linjës së cështjes came.

“I konsideroj korrekte dhe me dinjitet qëndrimet e kryeministrit Edi Rama gjatë intervistës dhënë Televizionit grek, SKAI.

Opinionet e kryeministrit të Shqipërisë për Çështjen Çame, me gjithë dimensionin e saj njerëzor për diskriminimin dhe dhunimin e të drejtave të njeriut edhe sot e kësaj dite, janë mëse korrekte.

Anëtarët e komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë ende sot e kësaj dite e kanë të pamundur të lëvizin lirisht në Greqi, një vend europian, megjithëse kemi liberalizimin e vizave prej shumë vjetësh.

Pavarësisht lirisë së lëvizjes, të njohur tashmë nga të gjithë vendet anëtare të Shengen, ku bën pjesë edhe Greqia, çamët nuk mund të shkojnë as të vizitojnë vatrat e tyre.

As që bëhet fjalë këtu për ushtrimin e të drejtave pronësore apo të kenë varrezat e tyre në Çamëri për të rënët e genocidit të Napoleon Zervës a të partizanëve të rezistencës nazi-fashiste”, thekson Idrizi.

Kreu i PBDIU kritikoi pak javë më parë qëndrimin e Metës gjatë takimeve të nivelit të lartë në Athinë në lidhje me cështjen came.

Please follow and like us: