Albspirit

Media/News/Publishing

Snowden do të bëhet rus

Ish agjenti I CIA-s Edward Snowden është lejuar nga autoritete ruse të qëndrojë dhe tre vjet të tjera në Rusi. Lajmi bëhet i ditur nga vetë avokati i Snowden, Anatoly Kucherena, i cili ka theksuar se 33 vjeçari vitin e ardhshëm mund të aplikojë për të marrë shtetësinë ruse.
“Ai ka gjithë mundësitë për të marrë shtetësinë ruse në të ardhmen, pasi sipas ligjit rus ne mund të aplikojmë pas një qëndrimi jo më pak se 5 vjet brenda territorit rus. Snowden ka 4 vjet që jeton në Rusi, ai ka respektuar ligjet vendase, dhe askush nuk është ankuar ose shqetësuar prej tij. Kjo është një nga arsyet kryesore pse i është zgjatur leja e qëndrimit deri në vitin 2020, “- është shprehur Kucherena.
Snowden fitoi azilin në Rusi pas nxjerrjes së informacioneve të klasifikuara nga operacione sekrete të Agjensisë amerikane të Inteligjencës.

Please follow and like us: