Albspirit

Media/News/Publishing

Basha takon senatorin Ted Cruz: Folëm për luftën kundër korrupsionit

Gjatë vizitës së tij në SHBA, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump, Lulzim Basha është takuar edhe me senatorin Ted Cruz. Ai është një ndër senatorët më të rëndësishëm republikan dhe ish –kandidat në primaret republikane për president të SHBA.

Sipas Bashës, në takim është folur për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e drejtësisë.

“Dje kisha nderin te isha i ftuar në pritjen e organizuar nga Senatori Ted Cruz me të cilin pata një nga bisedat më mbresëlënëse. Jurist i shkëlqyer, prokuror dhe avokat i suksesshëm i Shtetit të Teksasit dhe njohës i rrallë i politikave publike, ai më ofroi këshilla interesante për të luftuar korrupsionin dhe forcuar drejtësinë.

Ted Cruz është vetë mishërimi i ëndrrës amerikane: me baba kubanezo-spanjoll dhe nënë irlandeze, i lindur në Kanada dhe i rritur në Teksas, sot është figura kyçe e Senatit dhe një ndër politikanët më të rëndësishëm të Amerikës. Kjo karrierë është e mundur vetëm në një vend të lirë dhe të hapur për të gjithë”, shkruan Basha në faqen zyrtare në facebook për takimin me senatorin Cruz.

Please follow and like us: