Albspirit

Media/News/Publishing

Këngëtari Pirro Çako i jep fund lidhjes disa vjeçare

Një nga artistët më të suksesshëm të skenës shqiptare, e njëkohësisht një mashkull mjaft simpatik i ka dhënë fund romancës së tij disa-vjeçare. Flasim për kantautorin Pirro Çako, i cili duket se i ka dhënë fund historisë së dashurisë dhe bashkëjetesës me vajzën nga Shkodra të quajtur Sisilia.

85f5885abb7f5b59ceb0132012b43876

Lidhja e Pirro Çakos me simpatiken (asokohe) 21 vjeçare u zbulua gjatë vitit 2011. Ndonëse diferenca prej 25 vjetësh e moshës mes tyre u diskutua gjatë, çifti dukej më i lumtur se kurrë përkrah njëri-tjetrit në evente të ndryshme ku u shfaqën bashkë.

c77cae549ffbc2bef5ad81b490f11da6

Por tashmë, sipas “Who”, kjo romancë ka marrë fund. Ndërsa citohen miqtë e afërt të çiftit, thuhet se ndarja është konfirmuar prej tyre, por pa dhënë asnjë arsye. Aktualisht Pirro Çako është 51 vjeç, ndërsa Sisi 26.

Please follow and like us: