Albspirit

Media/News/Publishing

“E tepruan me fotot”, merren masa ndaj modeleve ruse në Dubai

Drejtuesit e një hoteli me 5 yje në Dubai janë ankuar se disa modele ruse po i prishin reputacionin me fotot që kanë publikuar në Instagram.
Drejtuesi i hotelit, ku një suitë kushton më tepër se 1 mijë euro nata, kërkon që t’i ndalojë modelet që të përdorin emrin e hotelit të tyre si hashtag apo të shpërndajnë vendndodhjen e tij përmes llogarive të tyre në rrjetet sociale.
Reagimi ka ardhur pasi një grup modelesh ruse kanë treguar format e tyre në disa pjesë të hotelit si pjesë e një seti fotografi të dizenjueses Anna Chibisova’s.
Për këtë set kanë pozuar, prezantuesja Victoria Bonya, aktorja Anna Kalashnikova dhe Alena Shishkova.

Please follow and like us: